Home SHQIPERIA I vëllai humbi jetën 3 vite më parë, kunata i hakërrehet nuses: Nuk na erdhe më në derë moj! Ai la 4 fëmijë, nuk është njeri pa njeri…

I vëllai humbi jetën 3 vite më parë, kunata i hakërrehet nuses: Nuk na erdhe më në derë moj! Ai la 4 fëmijë, nuk është njeri pa njeri…

0
I vëllai humbi jetën 3 vite më parë, kunata i hakërrehet nuses: Nuk na erdhe më në derë moj! Ai la 4 fëmijë, nuk është njeri pa njeri…

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” janë përballur dy kunata, zonja Lalote dhe zonja Algina, të cilat nuk komunikojnë bashkë prej kohësh.

Lalote ka treguar se si pasojë e një aksidenti në vendin e punës, i vëllai i saj ka humbur jetën para 3 vitesh. Ajo që e shqetëson zonjën në fjalë është se kunata e saj, bashkëshortja e vëllait të ndjerë është shkëputur nga familja e tyre dhe rrjedhimisht edhe fëmijët e saj.

Nga ana tjetër, zonja Algina pretendon se Lalote nuk e ka kërkuar asnjëherë as atë dhe as 4 fëmijët e saj dhe sipas saj nuk i ka mbështetur kurrë.

Lalote: Unë jam Lalote Curraj nga fshatrat e Vlorës. Ne që kemi ardhur këtu na ka ndodhur një fatkeqësi e madhe në vitin 2018, më ka humbur një vëlla: aksident në hidrocentralin Smokthinë-Lepenicë, diga Vërmik, punonjës definitiv. Kjo zonja duhet të më japë llogari pse na ka shkëputur. Çfarë kërkon nga neve kjo?

Algina: Çfarë kërkon nga unë?

Lalote: Kërkoj nga ti të thuash pse nuk na përfill neve. Vëllai im ka lënë 4 fëmijë, nuk është njeri pa njeri. Ku e ke mbështetjen që na kthen neve krahët zonjë?

Algina: Mbështetja e kam gjetur tek Zoti dhe kam përballuar hallet e mia me 4 fëmijët e mi, vetëm fare.

Lalote: Nuk kërkoj asgjë, kërkoj pse nuk ke kërkuar mbështetje nga ne…

Algina: Pse më sjell mua këtu, për çfarë arsyeje?

Lalote: Të sjell për të kërkuar pse je larguar…

Algina: Pse jam larguar?! Kush e ka fajin këtu, unë apo ti? Yt vëlla të la 45 fëmijë rrugëve, pse nuk u mendove njëherë të thoshe…

Lalote: A nuk të vret ndërgjegjia se na ke kthyer krahët?

Algina: Ti te dera ime nuk ke ardhur, nuk ke thënë kurrë që dale t’i shoh pak ata fëmijët e vëllait se janë pa baba…

Lalote: Ke një vit e gjysmë që ta marrim në telefon…

Algina: Unë derën nuk ia mbyll njeriu, as hasmit.

Lalote: Moj pse s’më përgjigjesh në telefon?

Algina: Ti nuk ke ardhur asnjëherë në derën time, nuk je përgjigjur kurrë të thuash a keni bukë, a s’kanë bukë ata fëmijë.

Lalote: Ti nuk ke ardhur asnjëherë të komunikosh as me kunatin dhe as me mua. Me mua nuk të lidh më asnjë gjë.

Eni Çobani: Ti i ke në familje, mban mbiemrin e familjes Curraj, apo jo, ty të lidh diçka.

Algina: Tani, kjo 3 vjet e gjysmë, si vjen kjo e më kërkon llogari..

Lalote: Dashuria për fëmijët.

Algina: Pse nuk vjen që t’i shohë fëmijët?

Lalote: Ti nuk na del as në telefon moj, ti do e përballosh jetën e fëmijëve?! Ti më humbet dhe mundin e vëllait moj, si mundesh?

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë