Skip to content

I vëllai humbi jetën nga goditja me thikë në Elbasan, flet 19 vjeçari që i shpëtoi vdekjes

Screenshot 49 1

19 vjeçari Mikel Kovaçi ka folur për herë të parë në lidhje me ngjarjen tronditëse të disa ditëve më parë në Elbasan, atje ku 24 vjeçari Ardit Hida e qëlloi me thikë atë dhe la të vdekur të vëllanë e Mikelit, 28 vjeçarin Florenc Kovaçi.

Në një intervistë për ‘Me zemër të hapur’ në News24, Mikeli tregoi se tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

I riu tha se ka patur një lidhje 1 vjeçare me 14 vjeçaren e cila u bë shkaku i sherrit mes tij dhe vëllait të së dashurës, 24 vjeçarit Ardit Hida. Mikeli tregoi se ditën e ngjarjes ka dalë me babanë e tij dhe më pas ka shkuar të takojë të miturën. Madje ai thotë se nuk ka kryer asnjë marrëdhënie intime me vajzën.

Screenshot 2 1
Ardit Hida, autori

“Kam dalë nga shtëpia në orën 4, kam takuar babain kam marrë qesen me ushqime dhe kam ikur në shtëpi. I kam shkruajtur vajzës në “Instagram” për tu takuar dhe më tha mirë. Duke bërë muhabet vjen personi me kapuç dhe nuk e njoha. Ai nuk reagoi në fillim më qëlloi mua por ika me vrap dhe nuk e di çfarë ndodhi sepse ika.” tregoi ai.

-Kishit thjesht shoqëri me vajzën?

Mikel Kovaçi: Jo.

E kishe të dashur?

Mikel: Po

Prej sa kohësh ishit bashkë?

Mikel: Prej një viti

E dije që ishte 14-vjeç dhe që është e ndaluar të shoqërohesh?

Mikel: Po e dija

Si ka qenë njohja?

Mikel: Me anë të shoqërisë

Si ka qenë ky vit për ju?

Mikel: Nuk jam në gjendje të flas

Me vëllain, familjarë je takuar e dinin për lidhjen?

Mikel: Vëllai nuk e dinte, e ëma e dinte lidhjen

E ka miratuar lidhjen?

Mikel: Se di

Screenshot 48 1
I plagosuri, Mikeli

Më tutje në rrëfimin e tij, 19 vjeçari ka mohuar që ta ketë shfrytëzuar 14 vjeçaren apo ta ketë detyruar të shesë e konsumojë lëndë narkotike. Nga shtrati i spitalit, ai tha se mbase 14 vjeçarja ka folur nga frika për të shpëtuar të vëllanë, i cili plagosi 19 vjeçarin dhe i mori jetën 28 vjeçarit Florenc Kovaçi.

“Nuk është e vërtetë që kam shpërndarë lëndë narkotike. Se di ça ka thënë vajza, mbase nga frika për të shpëtuar vëllain e vetë. Jo se kam shfrytëzuar, jo! Nuk bëhet fjalë. Nuk është e vërtetë. Unë se dija që lidhja ime me të ishte problem për familjen. E takova te zona e quajtur ‘sporti’.

Isha 10 minuta, po bënim muhabet shoqëror. Aty vjen i vëllai i asaj. Ai nuk foli fare, dhe më gjuajti direkt. Nuk pash më gjë mbrapa. Ma tha babai vdekjen e vëllait. Lidhja më kushtoi shumë, normale. Flisja me nënën e saj, shkoja mirë, nuk kisha probleme. Një ditë që kisha unë ditëlindjen, erdhi policia në 12 të natës dhe bashkë me nënën e saj kërkonin vajzën. Ajo nuk ishte te shtëpia ime.”-tha ai.

Screenshot 4 1
Viktima, Florenc Kovaçi