Dy të rinj janë arrestuar dhe një tjeter është proceduar në gjëndje të lirë pasi kanë kanosur me armë zjarri një të mitur.

 

Ngjarja ka ndodhur në Shijak ku Domeniko Ceni në bashkëpunim me shtetasin Isuf Drenova (i ndaluar më dt.30.09.2018), për motive të dobëta kanë kanosur me armë zjarri shtetasin A.V. 17 vjeç.

 

Të dy këta shtetas Domeniko Ceni 21 vjeç dhe Isuf Drenova 19 vjeç, banues në Sukth janë prangosur ndërsa është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A.N. 24 vjeç, banues në Sukth.

 

Në operacionin e koduar “Binari Hekurudhor” u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 2 armë zjarri automatik model 56.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re