Policia ka vendosur në pranga 4 adoleshentë, pasi dyshohet se i vendosën flakën dy automjeteve në Korç

Dyshohet se katër të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë djegur qëllimisht dy automjetet në pronësi të shtetasve G. C., dhe J. G., pas një konflikti për motive të dobta që kishin pasur rreth dy javë më parë.

Makinat raportohet se janë djegur në lagjet nr. 4 dhe 14 të qytetit të Korçës rreth orës 02:00 dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në pranga kanë rënë adoleshentët K. Sh., 18 vjeç; dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Dogjën me zjarr 2 automjete, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia identifikon dhe shoqëron 4 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Më datë 19.03.2024, rreth orës 02:00, në lagjet nr. 4 dhe 14, Korçë, ka rënë zjarr në automjetet e shtetasve G. C., dhe J. G., ku si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet e para hetimore u identifikuan autorët e dyshuar të ngjarjes. Konkretisht shtetasi K. Sh., 18 vjeç; dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet të kenë djegur automjetet pas një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur rreth dy javë më parë, me pronarët e automjeteve G. C. dhe J. G.

Në ambientin e Komisariatit ndodhen të shoqëruar 4 autorët e dyshuar të ngjarjes, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re