Mëngjesin e sotëm një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Sanxhak të Laçit, ku një sasi tritoli i vendosur në shtëpinë e Skënder Likës ka shpërthyer duke shkaktuar dëme të mëdha materiale edhe te banesat përreth.

Kush është Skënder Lika?

Skënder Lika është autori i vrasjes së Rakip Rolit, i cili pas ngjarjes  arratis menjëher nga vendi i krimit së bashku me të birin.

Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, përkatësisht të shtetasve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika (ky i fundit pa lidhje farefisnore me autorin e vrasjeve).

Xhepaj dyshohet se bashkë me Eduart Lamajn të arrestuar në Tiranë si edhe dy persona të tjerë ekzekutuan më datë 30 maj dy biznesmenët. Gjithashtu, Skënder Lika është vëllai i Myslim Likës, i plagosur në një atentat në Mamurras.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re