Dalin detaje të reja nga ngjarja në Vlorë, ku një makine iu vendos 500 gr eksploziv por fatmirësisht u pikas nga pronari duke shmangur tragjedinë. S. Binaj, pronari i “Benz”-it, ku u vendos tritoli në lagjen “Hajro Çakërri” është shprehur para grupit hetimor se nuk ka konflikte me askënd.

“Nuk kam konflikte me asnjë person. Nuk e di cili mund ta ketë vendosur eksplozivin” mësohet se është shprehur Binaj për “Abc News”,

Por si e pikasi ai eksplozivin?

Binaj rreth orës 01:30 kur është kthyer në shtëpi me një tjetër makinë ka vënë re diçka të dyshimtë poshtë “ML”-së së tij që ishte e parkuar.

Vlonjati është afruar dhe ka parë që ishte një pako e dyshimtë.

Në atë moment ai lajmëron policinë, e cila rrethon zonën dhe njofton ekspertët e xhenios nga Tirana që vijnë dhe në orën 03:30 bëjnë shpërthimin e kontrolluar të eksplozivit.

Policia ka nisur hetimet për të shkuar në gjurmët e autorëve. Fillimisht janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve të zonës ku ishte parkuar makina në lagjen “Hajro Çakërri”.

loading...