Ish-kryeministri kosovar Ramush Haradinaj ka vizituar ditën e sotme qytetin e Prizrenit. Atje ai ka takuar qytetarët në lagjen “Kurilla”, ku dhe ka ndarë një çaj të nxehtë me ta.

Ajo që bie në sy është veshja e ish-kryeministrit me mëngë të gjata dhe konsumimi i çajit të nxehtë në një kohë që temperaturat afrikane kanë kapluar vendin.

“Në lagjen Kurilla në Prizren. Gjithmonë kënaqësi bashkëbisedimi me qytetarët dhe pirja e çajit të shijshëm që shërbehet atje”, shkruan Haradinaj në Facebook.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re