Skënder Gjunushi është rikonfirmuar sot në krye të Akademisë së Shkencave. Pas zgjedhjeve që u mbajtën të fshehta dhe me procedura të dyshimta, nga 53 anëtarë të Akademisë së Shkencave, 51 prej tyre votuan pro Gjinushit dhe vetëm 2 prej tyre kundër.

 

Në mënyrë krejt të papritur dhe pa njoftuar mediat dhe publikun, sot u zhvilluan zgjedhjet për kreun e ri të Akademisë së Shkencave. Duke qenë se media nuk ishte në dijeni të zgjedhjeve, kandidat i vetëm për këtë post ishte sërish Skënder Gjinushi, i cili duket se kishte bërë gati të gjitha kushtet për t’u rikonfirmuar në detyrë, ndonëse me procedura të dyshimta dhe pa transparencë për publikun. Zgjedhjet u mbajtën pa rivalë dhe fushatë brenda ose jashtë Akademisë së Shkencave, me opinionin shkencor, ku pjesëmarrësit në garë të shpalosnin platformat dhe idetë e tyre. Kujtojmë se i vetmi që u deklarua kundër procedurave të sotme ishte akademiku Artan Fuga.

 

Projektligji që parashikon ndryshime në ligjin e 2019-ës “Për Akademinë e Shkencave” u prit me kritika nga opozita dhe shumë akademikë, për formulimin që lidhej me mandatin e kryetarit të ASH-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re