Një pallat 6 katësh në Durrës, në pronësi të zv/ministres së Brendshme, Rovena Voda është hedhur në tokë me shpërthim të komanduar. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kanë hapur 350 vrima dhe kanë përdorur 8.5 kilogramë lëndë eksplozive c4 për të rrafshuar pallatin në lagjen nr.7.

Godina, në të cilën banonte edhe zv.ministrja Voda u dëmtua shumë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pas ekspertizës së bërë nga inxhinierët rezultoi se paraqiste rrezikshmëri për të banuar.

Pas lajmit për prishjen e tij disa ditë më parë, reagoi edhe Voda, e cila u shpreh se apartamenti është e vetmja banesë që ka, ku jeton bashkë me 6 anëtarët e tjerë të familjes. Megjithatë ka shtuar do ta respektojë ligjin dhe do të lejojë prishjen e banesës së saj.

IKMT prish me shpërthim të kontrolluar pallatin 6 katëshInspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur sot me sukses me shpërthim të kontrolluar, një objekt pallat, gjashtë katësh në lagjën 7 Durrës. Objekti, pas ekspertizës së thelluar, rezultoi i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nentorit dhe paraqiste rrezikshmëri. Për prishjen e këtij objekti, IKMT hapi 350 furnela (vrima) dhe përdori 8.5 kilograme lëndë eksplozive c4.

Publiée par Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit – IKMT sur Vendredi 22 mai 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko