Fotografia e një të riu, i cili qëndron i vetëm mbi një varkë të mbytur në mes të detit. Kjo foto u shpërnda në të gjithë globin, e pas saj ka një histori me të vërtetë të trishtë.

I riu që qëndron mbi varkë është 22 vjeçar. Ai udhëtonte me të motrën e vogël, e quajtur Kamila… trupi i saj iu dorëzua ujit, kur varka nisi të përmbytej.

I riu tregoi se në varkë ishin 39 vetë. Të gjithë ishin emigrantë e ishin nisur nga Bahamas për në Amerikë. Varka u pikas nga një anije tregtare, e cila pa të riun që po mundohej të qëndronte mbi anijen e përmbytur. Kapiteni i anijes shkoi atje dhe arriti të shpëtojë 22 vjeçarin.

Autoritetet nisën kërkimet dhe mundën të nxjerrin nga uji 5 trupa, në një hapësirë kërkimi të pamatë.

Varka po përdorej nga trafikantë të qënieve njerezore. Askush nuk kishte jelekë shpëtimi apo ndonjë element sigurie, nëse ndonjë gjë do të shkonte keq. E këtë mundi ta konfirmojë 22 vjeçari, i cili me origjinë ishte nga Kolumbia.

Kapiteni i anijes i tregoi medias se 22 vjeçarit i dhanë për të ngrënë e për të pirë ujë, pasi ishte plotësisht i dehidratuar dhe në gjendje të rënduar mendore.

“Na tregoi se në varkë kishte patur 40 vetë, përfshi dhe atë vetë dhe se pasi kishin lundruar për afro 4 orë, moti i keq i kishte goditur, varka ishte përmbysur”

Afro 20 prej tyre kishin mundur të qëndronin gjallë, duke u munduar të mbahen tek varka e përmbysur, në një mot të vështirë e det të trazuar, derisa i kishin lënë forcat….i vetmi që i shpëtoi vdekjes, ishte ky 22 vjeçar.

Burimi: BBC Përshtati: Shqiptarët për Shqiptarët

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re