Punën e mësoi nga i ati Ramazani, mjeshtër akordues i pianove në Universitetin e Arteve. Dëshira për të qenë pjesë e këtij profesioni i ka lindur që në vegjëli, ashtu si pasioni për muzikën.

Kështu thotë Erli Gurra, mbase i vetmi mjeshtër violinëbërës në Shqipëri.

“Pasioni për luterinë ose mjeshtërinë e bërjes së violinës tek unë është trashëguar. Babai im Ramazan Gurra, është mjeshtër akordues pianosh në Universitetin e Arteve, gjyshi im ka qenë kompozitor i muzikës popullore qytetarë, po ashtu edhe stërgjyshi dhe katërgjyshi kanë qenë personazhe që janë marrë me rregullimin, restaurimin dhë bërjen e instrumentave popullore. ”-tregoi në intervistë për Top Channel Gurra.

Por për të prodhur një instrument muzikor si violina, është një orvatje që kërkon durim.

Në 2003 regjistrohem në shkollën e Kremonës (Itali) pranë Institutit Antonio Stradivari, që është shkolla më e famshme në botë që është për konstruksionin e instrumenteve me harqe”-tregon Erli.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re