Artur Roshi, kreu i Ballit Kombëtar, do të jetë pjesë e listës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, pavarësisht se ishte një nga ata që vendosi të qëndronte në parlament kur opozita e bashkuar dogji mandatet në vitin 2019.
Pas takimit që pati në selinë blu mbrëmjen e sotme, Roshi ka treguar se ka firmosur marrëveshjen dhe partia e tij do të garojë në siglën opozitare “Partia Demokratike-Aleanca për ndryshim”.
“Kërkova në parlament për të ngritur modelin europian të Mit’hat Frashërit. Unë jam vazhdimësi e të qenurit pjesë e koalicionit opozitar.
Sigurisht që firmën e vura. Vendi jonë është në degradfim ekonomik dhe për pasojë sjell degradim moral të shoqerisë dhe shkon në diktaturë. Balli kombëtar kërkon t;i japë shpresë vendit,’” u shpreh Roshi.
Sot skadon afati për dorëzimin e koalicioneve në KQZ. Mësohet se deri më tani, Lulzim Basha nuk ka arritur akoma marrëveshjen me Nard Ndokën e Partisë Demokristiane. Së shpejti do të dorëzohet dhe lista në KQZ nga përfaqësuesi Ivi Kaso.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
