Kryeministri hungarez Viktor Orban do të takohet me ish-presidentin amerikan, Donald Trump në Florida më 8 mars, tha shefi i zyrës së tij të shtypit për agjencinë hungareze të lajmeve MTI.

Në shkurt, Orban bëri deklaratën e fortë duke thënë se Trump duhej të kthehej në presidencën amerikane këtë vit, pasi vetëm ai mundet të përfundojë luftën në Ukrainë.

“Ne shpresojmë që presidenti aktual do të largohet dhe presidenti Trump do të kthehet dhe do të ketë një dorë të lirë për të bërë paqe (në Ukrainë),” tha kryeministri hungarez më 23 shkurt.

Orban ka refuzuar të lejojë vendin e tij të dërgojë armë në Ukrainë për të ndihmuar në zmbrapsjen e pushtimit rus, ndërsa kritikon sanksionet perëndimore kundër Moskës. Ai vazhdimisht ka bërë thirrje për një armëpushim në luftën në Ukrainë.

Kryeministri hungarez, në pushtet që nga viti 2010, ka tensionuar marrëdhëniet me administratën e Joe Biden, kryesisht për shkak të vonesës së Budapestit në ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re