Policia e Korçës ka arrestuar një grua 41 vjeçare banuese në fshatin Voskopojë.

 

41 vjeçarja u vu në pranga pasi i vidhte lekët bashkëshortit të saj.Ky i fundit ka bërë denoncim në polici duke treguar se i ishin vjedhur një sasi lekësh prej gati 28 milion të vjetra. Nga hetimet e kryera, policia ka arrestuar bashkëshorten me inicialet A.N pasi ajo i vidhte lekët për t’ua dhënë të afërmve të saj.

 

Ngjarja është rregjistruar në fshatin Voskopojë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re