Makina e një efektivi të policisë është përfshirë nga flakët në qytetin e Shkodrës.

Burime bëjnë me dije se ngjarja është e qëllimshme.

Efektivi Dritan Turhani e kishte parkuar mjetin pranë banesës së tij.

Dyshimet janë se ngjarja të lidhet me detyrën e efektivit të policisë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.04.2022, gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “Daniel Matlija”, Shkodër, në Rrugën e Koplikëve, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit D. T., 53 vjeç, banues në lagjen “Danjel Matlija”, Shkodër, me detyrë punonjës policie në DVP Shkodër. Mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së këtij shtetasi.

Vijojnë veprimet hetimore duke mbledhur çdo provë materiale dhe vlerësuar çdo informacion, si dhe duke bashkëpunuar ngushtë me ekspertët dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për përcaktimin e shkakut të djegies së mjetit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb