Rritja e çmimit të naftës ditët e fundit ka ndikuar mjaft negativisht në ekonominë e vendit. Krahas çmimit të karburanteve dhe energjisë elektrike në vend, edhe produktet e shportës në treg kanë pësuar rritje ditët e fundit.

Gazetarja Sara Demushi ka siguruar disa intervista me shitësit dhe blerësit në një nga tregjet e kryeqytetit. Ata shprehen mjaft të shqetësuar duke thënë se veprimtaria e tyre rrezikon të shkatërrohet dhe mund të shkojnë deri në mbylljen e tezgave.

Disa të moshuar shprehen se me një pension aq të ulët, janë të shumta rastet kur dalin në treg për të blerë por kthehen në shtëpi pa marrë gjë pasi nuk përballojnë çmimet e larta.

“Mendoj të lë tezgën dhe të largohem nga vendi, paguaj gjithë ato taksa”-tha një nga tregtarët.

Qytetarët:

“Perimet kanë pësuar rritje çmimi, me 5 lekë.

Konsumatorët janë të stepur se nuk kanë para, ka edhe njerëz që kërkojnë borxh, kur mundemi edhe japim. Ka shkuar keq! Ka rënë dhe numri i blerësve, krizë totale.

-Edhe nafta ndikon në rritjen e çmimit të produkteve.

-Papunë, janë shtrenjtuar jashtzakonisht!

-I vijmë përqark tregut e nuk marrim gjë. Dalim nga shtëpia të gënjejmë veten.

-Kjo situatë po na çon drejt falimentimit.

-S’kam takat, nuk kam shkoj! Katastrofë!

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re