Skip to content

I vjedh me dhunë nga qafa varësen e floririt një gruaje, arrestohet

varesja

Një 22-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Beratit pasi i ka vjedhur një varëse floriri një gruaje.

Policia njofton se në pranga është vënë 22-vjeçari David Shehu, banues në lagjen Çlirim.

Sipas policisë, ky shtetas i ka marrë nga qafa varësen e floririt shtetases B.T.

Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë Berat:

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë ndalimi i shtetasit:

David Shehu, 22 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se i ka vjedhur shtetases B.T, një varse floriri.

Gjithashtu në bashkëpunim me shtetasin K.S(i arresruar më parë), 24 vjeç, banues në lagjen Barikadë, Berat, dyshohen se kanë vjedhur në lokalin e shtetases S.F, dy televizora.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.