Analisti Dritan Hila, në emisionin ‘Open’ në News24, ka deklaruar se e mbështet Prokurorinë e Posaçme, por thotë se “po bën kërdinë vetëm në njërin krah”, duke iu referuar Partisë Socialiste.

Sipas Hilës, janë “goditur 15 qeveritarë, po kam qejf të godasë edhe pak nga krahu tjetër”, referuar opozitës.

Pas këtyre deklaratave, ka ndërhyrë analisti Fatos Lubonja, i cili i është drejtuar Hilës duke i thënë: “se sa herë Rama ndërron një linjë, ti i vjen në ndjekje linjës së Ramës”.

Hila tha se Ramën e mbështet sepse ka bërë edhe punë të mira, ndërsa për ndryshimin e mendimit ndaj SPAK i përmendi një shprehje që thoshte “vetëm idiotët dhe mumiet nuk ndryshojnë mendim”.

Pjesë nga debati:

Hila: Çdokush ka të drejtë të kritikojë gjithkënd. Unë kam qenë dhe mbështetës i SPAK, por mbas 2 vjetësh burgim kanë dalë 12 veta, ose të padënuar ose të pagjykuar.

Lubonja: Kur ishte në arrest Berisha, ishte edhe Rama mbështetës

Hila: Jo, jo, e mbështes prapë unë. Vetëm idiotët dhe mumiet nuk ndryshojnë mendim, ti sje asnjë prej tyre.

Lubonaj: Në rregull. Një batutë bëra

Hila: Jo jo, me SPAK jam pro unë, por…

Lubonja: E do të reformuar, si Rama.

Hila: Me SPAK që ka goditur 15 qeveritarë, po kam qejf të godasë edhe pak nga krahu tjetër mo Lubonja, jo vetëm kështu. Se është prerë komplet, ka rënë komplet në njërin krah. Po bën kërdinë vetëm këtej. Dhe këto profesorët që ka goditur nuk janë me Ramën. Prandaj po them, mbaje një çikë dorën me ketë.

Lubonja: Dmth është i padrejtë edhe te profesorët.

Hila: Jo, e kam llafin që SPAK të ndalojë një cikë masat e ndalimit. E kam fjalën për institiktin, institkti goditës në momente të tilla duke përdorur masat e ndalimit në mënyrë ekstreme, mund të të japë popullaritet, por nuk ndihmon drejtësinë.

Lubonja: A është për pushtetin e vetë SPAK? Republika e Prokurorëve. Je më këtë tezë?

Hila: Unë po të them, SPAK duhet ta ketë më të hapur horizontin. Është trembur një cikë, e ka harruar krahun tjetër. Mediun e merr për sport njëherë në aq, se ka 20 vjet që ka vajtur aty. Berishën e ka lënë të bëjë fushatë si më i mirë. Metën nuk e di, po më duket se i vjen mirë Berishës që është aty brenda. Nga krahu tjetër po bën kërdinë. Problemi është që masat mos të jenë kaq të rënduara.

Lubonja: Mirë mo kur e morën Metën, ti the mirë ia bënë

Hila: Kush e tha këtë?

Lubonja: Më fal, nuk e mbaj mend se çfarë ke thënë, por përgjithësisht ata që mbështesin Ramën nuk u ngritën kështu kur u arrestua Meta.

Hila: Unë e mbështes Ramën, se ka edhe gjëra të sakta Rama. Se është e katërta herë që thua ‘ke thënë kështu po s’e mbaj mend si e ke thënë’.

Lubonja: Ta thashë në përgjithësi se përfaqëson një kategorie. Sa herë ndërron Rama një linjë, ti i vjen në ndjekje linjës së Ramës.

Hila: Ou, ku e ke vënë re këtë me mua?

Lubonja: Ja pra si në rastin e SPAK

Hila: Ta thashë edhe njëherë, thënien e Montanelit. Vetëm mumiet dhe idiotët nuk ndryshojnë mendim, as unë dhe as ti, nuk jemi as njëra dhe as tjetra.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko