Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka komentuat deklaratat e të  dërguarit me punë i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, David Wisner, i cili tha në një intervistë ekskluzive për Gazetën Panorama se, mbështet fort SPAK-un në hetimet ndaj korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes dhe krimit të organizuar.

Kryemadhi tha se vlerëson deklaratat e Wisner, ndërsa theksoi se Shtetet e Bashkuara janë kontribuuesit kryesor financiar në drejtësi dhe sigurisht ata do të kërkojnë që kjo reformën të jetë produktive.

 “E vlerësoj, SHBA janë kontribuuesit kryesor financiar në drejtësi. Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kontribuuesi kryesor për Reformën në Drejtësi  dhe sigurisht që ata do të kërkojnë që kjo reformën të jetë produktive, sepse mos harroni se dhe ata një ditë do të japin llogari për paratë që përdoren sepse janë para të taksapaguesve amerikanë. SHBA-të kanë një rol shumë të rëndësishëm në Shqipëri dhe mos harrojmë se ne sot, SHBA kanë rol jetësor për ne. Është tjetër gjë si politika shqiptare e përdor apo do ta instrumentalizojë sipas qejfeve të veta.

E keni marrë vesh që kryetari i Bashkisë së Tiranës ikur në Amerikë. Ka ikur në Amerikë për të marrë mbështetje sepse kujton se do ta shpëtojë Amerika për këto letrat këtu. Ka një fjalë të urtë; ‘firmën dhe një gjë tjetër, mos e vër vend e pavend’, kështu që  Erion Veliaj për fat të keq e ka vendosur firmën dhe do mbajë përgjegjësi për të. Nuk të fal njeri për atë çfarë formos. Je sot në pushtet, nesër nuk je.

Firma është ajo që të fundos ose të ngre lart. Për hir të së vërtetës, Erion Veliaj ka firmosur për inceneratorin e Tiranës dhe është një nga njerëzit kryesor që ka marrë atributet e Këshillit Bashkiak. Nëqoftëse nuk duan ta lexojnë marrjen e kompetencave të Këshillit Bashkiak nga Erion Veliaj institucionet e drejtësisë, kjo e sotmja e fundos Erion Veliajn. Por nëse institucionet e drejtësisë do të bëhen pjesë e korrupsionit, kjo është zgjedhja e tyre. Por nuk besoj se do të ketë BE apo SHBA që do ta pranojnë një shkelje të tillë që është kaq flagrante”, tha Kryemadhi.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re