Një 18-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia, pasi i ka vjedhur babait të tij 104 mijë lekë.

 

Kallëzimi në policia është bërë nga babai, i cili kishte deklaruar se në banesë i mungonin një shumë lekësh dhe pas  punës nga ana e bluve rezultoi se paratë ishin vjedhur nga djali.

 

18-vjeçari, në mënyrë të përsëritur, ka vjedhur në banesë, në fshatin Lalm, shuma të ndryshme parash të babait të tij

 

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “House”.  

 

I vodhi në mënyrë të vazhdueshme, shuma parash, babait të tij, në banesë, vihet në pranga 18-vjeçari. 

 

Sekuestrohen 104 000 lekë të rinj, të cilat ky shtetas i kishte vjedhur një ditë më parë, në banesë.    

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas kallëzimit të marrë nga një 45-vjeçar, se në banesën e tij i kishin vjedhur një shumë parash, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “House”.

 

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit R. U., 18 vjeç banues në Vaqarr, Tiranë. 

 

Nga veprimet hetimore dyshohet se 18-vjeçari, në mënyrë të përsëritur, ka vjedhur në banesë, në fshatin Lalm, shuma të ndryshme parash të babait të tij. Ditën e djeshme, dyshohet se ai ka vjedhur 104 000 lekë të rinj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.   

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re