I vodhi me dhunë çantën e dorës 37-vjeçares, identifikohet dhe vihet në prangat e policisë autori i dyshuar i ngjarjes, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 8, Korçë, një shtetas i kishte vjedhur me dhunë, çantën personale shtetases M. M., brenda së cilës ndodheshin 35000 lekë dhe dy karta krediti, shkuan në adresën e raportuar dhe falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në ambientet e policisë, të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” të shtetasit A. N., 37 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për vjedhje). Në cilësinë e provës materiale, iu gjetën dhe sekuestruan sasia e lekëve dhe kartat e kreditit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re