Jo një, jo dy, por 21 tërheqje ishin bërë nga llogaritë e një të moshuare greke, pasi i kishin vjedhur kartën e bankës, në zonën e Thasos.

Megjithatë, të dhënat e hajdutit u identifikuan dhe ai u detyrua të kthente të gjitha paratë që i kishte marrë mes datave 16 dhe 25 prill.
Gjatë kësaj kohe ai kishte arritur të vidhte plot 8100 euro.

Në momentin e gjetjes së tij nga efektivët e policisë të cilët identifikuan të dhënat e tij në kuadër të hetimeve paraprake, autori i ka kthyer paratë të moshuarës, por nuk i ka shpëtuar akuzave dhe ndaj tij ka nisur procedimi penal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re