Një 41 vjeçar nga Fieri është arrestuar për vjedhje. 41 vjeçari i kishte vjedhur një shtetaseje në shëtitoren e Himarës, kuletën me para dhe bizhuteritë e floririt, me vlerë totale rreth 60 000 lekë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se 41-vjeçari është gjithashtu autor i dyshuar i vjedhjes së 3 celularëve, në banesën e një shtetaseje, vjedhje e kryer më datë 26 qershor 2023, në Himarë.

Sendet e vjedhura u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale. 41-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm për dhunë në familje dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko