Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur që të lirojë nga qelia infermieren Ronida Hysi, e reja që i zbrazi llogarinë pacientit që ndërroi jetë nga koronavirusi.

Togat e zeza kanë cakruar për të masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ky vendim është marrë pasi 30 vjeccarja ka një fëmië të mitur 2 vjec

Sipas dosjes hetimore, kamerat e sigurisë të një bankomati në QSUT kanë kapur në orën 08:00 të mëngjesit të datës 25 dhjetor “një vajzë me flokë të kapura, që kishte probleme me të ecurën në këmbën e majtë që kishte kryer veprime me kartën e pacientit Kamber D.”.

Prokurorët kanë administruar pamjet e kamerave të sigurisë së Infektivit ku në orën 07:53 duket duke dalë nga ambientet e spitalit e njëjta vajzë që është parë 7 minuta më vonë tek bankomati në QSUT.

Pasi kanë bërë krahasimet dhe kanë marrë regjistrimin e personave që ishin në shërbim në turnin e tretë tek Infektivi gjatë natës së datës 24 dhjetor, prokurorët kanë konstatuar se e dyshuara ishte pikërisht Ronida Hysi.

Në dosje shkruhet se kur është marrë në pyetje, Ronida Hysi nuk ka mohuar përdorimin e kartës së pacientit duke thënë se portofolin e kishte gjetur në ashensorin e repartit Infektiv gjatë punës ku aty brenda ishte edhe kodi PIN.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re