Skip to content

I vranë bashkëshortin në 97-ën, gruaja kërcënohet të mos marrë pjesë në seancë, shpallet në kërkim një 56-vjeçar nga Fieri

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një 56-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tepelenës pasi ka kanosur një grua që të mos marrë pjesë në seancat gjyqësore ndaj vrasjes së bashkëshortit të saj, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1997.

Ka qenë shtetësja M.M që ka bërë denoncimin në polici. Policia ndërkaq ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin, V.Ll nga Fieri.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar”.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë

Kanosi një shtetase, për të mos kallëzuar në seancat gjyqësore, identifikohet dhe shpallet në kërkim 56-vjeçari.

Në datën 08.06.2022, në Komisariatin e Policisë Tepelenë ka bërë kallëzim shtetasja M. M., se në datën 02.06.2022, në Tepelenë, një shtetas i paidentifikuar e ka kanosur për të mos marrë pjesë në seancat gjyqësore që zhvillohen për vrasjen e bashkëshortit të saj, ngjarje e vitit 1997.

Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, pas një pune të mirorganizuar hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit V. Ll., 56 vjeç, banues në Fier. Vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar”.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë