Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë ku si pasojë e një atentati të ndodhur në fshatin Larushk në Krujë ka humbur jetën një 29 vjeçar dhe është plagosur një 13 vjeçar.

ABC News ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes dhe banesa e Gentian Bejtjas, ku ndodhi atentati e si pasojë humbi jetën kunati i tij Ramazan Sino 29 vjeç dhe u plagos djali i tij Alvi Bejtja, 13-vjeç.

Ndërkohë shënjestër e atentatit ishte Gentian Bejtja, një person me precedent penal të mëparshëm i cili u ka shpëtuar edhe 2 atentateve më parë.

LEXO EDHE: FOTO/ Ky është 29 vjeçari që mbeti i vrarë nga atentati mafioz në Krujë

Ndërkohë mësohet  se autorët kanë ndaluar mjetin tip Volkswagen pranë rrugë nacionale dhe menjëherë kanë qëlluar në drejtim të dy personave duke lënë të vdekur në vend 29 vjeçarin dhe plagosur nipin e tij. Pas krismave, familjarët dhe fqinjët kanë njoftuar policinë e Krujës, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

LEXO EDHE: E rëndë në Krujë/ Dajë e nip qëllohen me armë në oborrin e banesës, humb jetën njëri prej tyre

Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të liqenit të fshatit Tapizë duke djegur edhe automjetin.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re