Objektivi i atentatit në Krujë, ku mbeti i vrarë Ramazan Sino dhe nipi i tij 18 vjeçar, Alvi Bejtja ishte Gentian Bejtja. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Bejtja ka arritur t’u shpëtojë edhe dy atentateve të mëparshme, një të ndodhur në vitin 2016 dhe një në vitin 2022.

Në vitin 2016, atij iu vendos eksploziv në makinë por mori vetëm disa dëmtime. Ndërsa një vit më parë, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Edhe në atentatin e dytë, Gentian Bejtja mbeti i plagosur.

Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë. Ai është hetua edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj në shkurt 2013.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re