Skip to content

I vrau dhe i paketoi në valixhe, kthesë e papritur e pistës së hetimit për vrasjen e çiftit Pasho në Itali

elona dhe cifti pasho cfare ndodhi sipas mediave italiane

Autoritetet italiane janë duke vazhdouar hetimet për të plotësuar çdo detaj të vrasjes së çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho në Itali, të cilët u zhdukën në ditët e para të nëntorit 2015 dhe u gjetën të copëtuar në 4 valixhe, nga data 10 deri në 15 dhjetor.

Autoritetet kanë ‘vizituar’ një kompani për të zbardhur enigmën e plotë të vrasjes së bashkëshortëve Pasho, për të cilën zonat e “errëta” janë edhe më shumë se një. Ditët e fundit, karabinierët bënë një ndalesë në zonën Empolese.

Ata e kanë hedhur vëmendjen e tyre te një kompani me qendër në zonën industriale të Terrafino dhe po kërkojnë materiale të ngjashme me ato të përdorura për të ‘paketuar’ eshtrat e Shpëtim dhe Teuta Pashos pas vrasjes.

Që prej nëntorit të 2015 asnjë lajm prej tyre, për vite me radhë, megjithë thirrjet e përsëritura nga vajza e tyre Dorina.

Në burg, për vrasjen e tyre është Elona Kalesha ish- e dashura e dhalit të çiftit Pasho, e cila akuzohet për vrasje, fshehje dhe masakrim të trupave të dy bashkëshortëve, ndonëse ka dyshime të forta se nuk e ka bërë e vetme krimin.

Duke qenë se ajo akuzohet se pasi e ka vrarë çiftin dhe ka masakruar trupat e tyre, edhe i ka paketuar në mënyrë skrupuloze, duke i copëtuar dhe futur në valixhe, kësisoj materiali i përdorur mund të ndihmojë hetuesit të mbyllin rrethin e vrasjes së dyfishtë.

Megjithatë nga kjo vizitë ende nuk ka informacione nëse kanë marrë të dhëna që do të mund të ndihmojnë në zbardhjen e ndonjë detaji tjetër që do të hidhte dritë mbi ngjarjen.

/faxweb