Tre automjete u përfshinë nga flakët në orët e para të së martës në Vlorë. Ngjarja ka qenë e qëllimshme ndërkohë që dyshohet se zjarri i është vënë njërës prej makinave por janë përfshirë edhe dy të tjera. Një nga familjarët e pronarit të njërës prej makinave thotë se nuk dyshojnë tek asnjë person.

“Është e djalit. Nuk kemi pasur asnjë konflikt. Djali po merret në pyetje nga policia. Nuk dyshojmë tek asnjë sepse nuk kemi konflikte.”, tha gruaja për gazetarin e ABC News, Elton Nika. Kamerat e sigurisë kanë kapur një person me kapele që ka vendosur zjarrin në mjet dhe më pas është larguar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re