I forti i “Myslym Shyrit” Gjergj Cukali do të dalë sot para Gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë, pas arrestimit të tij si i dyshuar për atentatin ndaj biznesmenit Gjon Mema në Kamëz, të cilirt iu vendos tritol në makinën e tij.

Mësohet se policia i ka arrestuar dy kushërinjtë Enver dhe Edmond Jakimi dy ditë pas ngjarjes, por e ka mbajtur të fshehtë këtë, me shpresën se do të arrinte te porositësit. Ndaj tyre është dhënë masa e arrestit me burg, në fshehtësi, dhe më pas u arrit në arrestimin e Cukalit, vetëm dy ditë më parë.

Por burime bëjnë me dije për Faxëeb.al se edhe Cukali, nuk është ai që kërkonte eleminimin e Memës, në fakt ai është paguar nga të tjerë persona për organizimin e atentatit.

42-vjeçari që i ka shpëtuar disa herë burgut, edhe pse i dyshuar për ngjarje të rënda kriminale, përfshirë vrasjen e ish-policit Bilali,  ka organizuar atentatin, duke “punësuar”edhe kushërinjtë Jakimi, të cilët nuk e kanë përfunduar dot punën me sukses.

Identifikimi i tyre është bërë i mundur nga kqyrja e kamerave të sigurisë. Sipas burimeve nga hetuesit, mësohet ka disa prova që implikojnë tre personat e lartëpërmendur se janë të përfshirë në këtë ngjarje, përfshirë dhe takime që ata kanë pasur së bashku.

Tre të arrestuarit janë marrë në pyetje nga hetuesit për identifikimin e personave që kanë porositur atentatin mafioz, por e kanë mohuar lidhjen mes tyre, dhe përfshirjen në ngjarje. Prokuroria vijon punën pëe zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikikimin e autorëve.

Mema, i cili mbeti i gjymtuar nga shpërthimi me tritol, është një person me rekorde kriminale, i dënuar në Shqipëri për armëmbajte pa leje. Ndërkohë që dyshohet për vjedhje me dhunë dhe armë në Francë e Itali, ndërsa konflikti dyshohet se ka ndodhur për çështje pazaresh, apo larje hesapesh mes grupeve kriminale.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re