Pronari i banesës, Tahsim Banushi 69-vjeçarit të cilit i kanë vënë tritol pranë shtëpisë në orët e para të mëngjesit ka folur për herë të parë për mediat.

Banushi është shprehur se nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë konflikt me askënd, si vetë ai ashtu dhe fëmijët e tij.

Ai ka treguar se në momentin kur kanë dëgjuar shpërthimin menduan se mos ishte tërmet, mirëpo kur ka parë dëmet e shkaktuara në tokë e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur.

“Në tre pa çerek dëgjojmë një krismë, një zhurmë dinamiti, po ngrihemi edhe “obobo tërmet”, i them gruas, edhe dola. Dal shikoj edhe nuk kishte asgjë.

Dolën gjitonët, folën me njëri tjetrin, ndodhi tek unë ndodhi tek tjetri, asnjëri nuk kishte, marr projektorin ngjitem në soletë thash mos ma hodhi njeri, kontrolloj nuk kishte gjë. I them: “Grua nuk ka gjë”. Kur dola te dera thash “o grua po kjo qenka dasma jonë”.

Banushi është shprehur se nuk ka asnjë konflikt, madje deklaron se më shumë i kanë borxhe, pasi më parë ka punuar si kasap dhe nuk i kanë dhënë lekët.

“Nuk më shkon mendja tek njeri. Dikush mund të më ketë ndonjë borxh por jo njeriut, dmth ndonjë borxh leku se unë kam punuar kasap, mund ti kem dhënë ndonjë kile mish dhe nuk më kanë dhënë paratë. Unë jetoj vetëm me gruan, fëmijët i kam të shpërndarë.

Dhe djali dhe vajza jetojnë këtu, dy djem i kam jashtë. I kam fëmijë të rregull. Policia më pyeti nëse kam pasur ndonjë konflikt”.

Fatmirësisht si pasojë e lëndës plasëse ka pasur vetëm dëme materiale. Ndërkohë policia po vijon të zbardhë ngjarjen e plotë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re