Skip to content

I vuri flakën mbetjeve dhe dogji një sipërfaqe toke, procedohet një person në Kashar

policia naten 770x425 1

Policia ka proceduar në gjendje të lirë një person, nën dyshimin se ka shkaktuar flakët në një sipërfaqe toke, në Kashar. Autori i zjarrvënies akuzohet se ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave, por i ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe me bimë të ndryshme.

 

Policia ka proceduar e arrestuar vazhdimisht zjarrvënës, të cilët kanë rrezikuar ekosistemin, por edhe banorë pranë vatrave të zjarrit.