Policia e Korçës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, që dyshohet si autor i djegies së një automjeti, në rrugën “Boris Plumbi”.

 

Pas hetimeve të kryera, blutë kanë konstatuar se automjeti tip “Benz” është djegur me qëllim nga i arrestuari.

 

30-vjeçari, në momentin kur forcat e Policisë ndërhynë në banesë me qëllim kapjen e tij, ka bërë rezistencë ndaj tyre.

 

Ai rezulton me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, krimeve kundër personit dhe të armëmbajtjes pa leje.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko