Policia ka vënë në pranga një 51-vjeçar, pasi akuzohet se i vuri flakën tokës që e kishte në ruajtje, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe me pemë frutore. Ngjarja u regjistrua në lagjen “5 Maji”, në Elbasan, ndërsa policia mundi të identifikonte autorin.

 

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi A. B., 51 vjeç, banues në Elbasan”, thuhet në njoftim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re