Skip to content

I vuri flakën pemës së Krishtlindjes para Kryeministrisë, arrestohet 22-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar 22-vjeçarin me iniciale O.Xh, i cili akuzohet se më datën 9 dhjetor i vuri flakën pemës së Krishtlindjes para Kryeministrisë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit O. Xh., 22 vjeç, pasi më datë 09.12.2020, gjatë protestës së zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” i ka vënë flakën pemës së Krishtlindjeve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pema e Krishtlindjes u dogj ditën e parë të protestës së organizuar pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie.

()