Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 26 vjeçar që dyshohet se i ka vënë zjarrin për herë të dytë lokalit të reperit Rigels Rajku.

Në kuadër të operacionit të koduar Përsëritësi” është bërë i mundur ndalimi i shtetasit Eraldo Musteqja,  i cili me datë 11 qershor dhe mëngjesin e kësaj të enjtje i ka vendosur zjarrin një lokali në lagjen “Currilat”, si dhe derës së banesës së nënës së pronarit të këtij lokali, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë 26-vjeçari.

Sipas policisë mësohet se i riu kishte lidhje familjare me reperin dhe në momentin e arrestimit i është gjetur edhe një thikë.

LEXO EDHE: Për herë të dytë brenda muajit, sërish zjarr në lokalin e Noizyt në Durrës

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se i njëjti shtetas i ka vënë zjarrin të njëjtit lokal, më datë 11.06.2023, si dhe derës së banesës së nënës së pronarit të këtij lokali, më datë 10.06.2023.

Si rezultat i punës intensive hetimore për disa raste zjarrvëniesh, të kryera gjatë periudhës 10.06.2023-29.06.2023, si dhe në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të situatës në nivel qarku, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”, në kuadër të të cilit u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë 26 vjeçari.

Ndërkohë vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtyre rasteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re