Skip to content

I vuri zjarrin një mobilierie, arrestohet 36-vjeçari! Autori i dënuar më parë për dhunë në familje

Një 36-vjeçar në Kurbin ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një mobilierie në fshatin Gjormë.

Blutë e Kurbinit bëjnë me dije autori i dyshuar i zjarrvënies është shtetasi I.M., 36 vjeç, banues në fshatin Gjormë, i dënuar më parë për dhunë në familje.

Më datë 31 dhjetor 36-vjeçari i vuri zjarrin një mobilierie në fshatin Gjormë, për motive të dobëta.

Nga zjarri në mobilierinë në pronësi të shtetasit A. Sh., 52 vjeç, u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

 

NJOFTIMI

Kurbin

I vuri zjarrin një mobilierie në fshatin Gjormë, për motive të dobëta, identifikohet dhe arrestohet 36-vjeçari.

Sekuestrohen pjesë veshjesh të djegura, që dyshohet se i ka mbajtur autori, gjatë ngjarjes, dhe celulari i tij.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Kurbin, për djegien e mobilierisë në pronësi të shtetasit A. Sh., 52 vjeç, në fshatin Gjormë, më datë 31.12.2024, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi: I.M., 36 vjeç, banues në fshatin Gjormë, i dënuar më parë për dhunë në familje.

Nga zjarri në mobilieri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

“”