Policia e Vlorës ka vënë në pranga autorin e dhjetë vjedhjeve të banesave në zonën e Himarës. I ndaluari është Kristaq Andoni, 38 vjeç, banues në Tiranë.

 

Bëhet me dije se 38-vjeçari nga janari i këtij viti deri në gusht, ka kryer vjedhjen e 10 banesave në Vuno dhe Himarë. Në këto banesa të banuara dhe të pabanuara, janë vjedhur kryesisht vegla pune, shuma lekësh, bizhuteri, sende të ndryshme etj.

 

Gjithashtu në momentin e kapjes në flagrancë, gjatë kontrollit që është ushtruar në automjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte të markës “Peugeot” me targa iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej 1.3 gramë, e dyshuar e llojit “kokainë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re