Gazetari Artan Hoxha ka treguar se si të tre djemtë e familjes Saliu, u shuan njëri-pas tjetrit, brenda tre viteve, ku i pari u ekzekutua Klodian Saliu.

I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se rivalët nuk donin të rrezikonin që nga ana e Saliut të kishte ndonjë kundërpërgjigje dhe se për këtë arsye ia vranë edhe të dy vëllezërit më vonë.

“Saliu…janë vrarë tre vëllezër brenda tre vite. I shuan si familje. Nuk donin të rrezikonin që të merrnin një kundërpërgjigje. Fillimisht u vra Klodian Saliu, në vitin 2005. Më pas në vitin 2007, u vra Ndriçim Saliu. Ndërsa në vitin 2008 u vra vëllai tjetër Arjan Saliu,”- tha Hoxha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re