Një djalë fare i mitur humbi për dy ditë me radhë në një zonë pyjore pranë shtëpisë së tij, por fatmirësisht u arrit të gjendej falë ndihmës së të gjithë komunitetit që u organizua dhe ndihmoi për gjetjen e tij.

Rajker, 3 vjeçar, kishte arritur të largohej nga oborri i banesës së tij e kishte humbur në pyll. Shumë banorë atje (në SHBA, Montana) u bënë bashkë dhe nisën kërkimet së bashku me policinë. Dita e parë kërkimeve nuk solli rezultate. Ditën e dytë, u bë e mundur gjetja e 3 vjeçarit. Vogëlushin e gjetën në një kabinë druri, disa metra larg banesës së një familje. Një prej këtyre të fundit kishte dëgjuar rënkimet e vogëlushit. 3 vjeçari kishte mundur të hynte brenda kabinës dhe ishte mbështjellë me një mushama.

Sherifi i zonës i tregoi medias amerikane se 3 vjeçari ishte shumë i frikësuar, aqsa edhe sytë e tij e tregonin traumën që kishte kaluar. Vogëlushi ishte dehidratuar ndjeshëm dhe kishte një sërë lëndimesh në fytyrë e trup. Fatmirësisht pas trajtimit në spital, 3 vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Fëmija ishte shumë i frikësuar, por u qetësua kur i thamë se do ta çonim tek mami e babi”-tregoi zyrtari i policisë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re