Gjendet në fshatin Hoçisht pa shenja jete një 66 vjeçar.

Bëhet fjalë për Shkëlqim Callo, banues në fshatin Përparimaj të Devollit i cili para 3 ditësh ishte larguar nga banesa e tij dhe kanë qenë familjarët ata që kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e 66 vjeçarit.

Ditën e sotme është bërë e mundur gjetja e trupit të tij të pajetë.

Policia bën me dije se nga verifikimi i trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune ndaj e mendohet se vdekja e 66 vjeçarit mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

Megjithatë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re