Sipas informacioneve nga policia, bëhet fjalë për shtetasin Vladimir Kola, nga Fierza me banim në Durrës.
Gjithashtu mësohet se trupi i pajetë i tij u gjet në një pus uji. Pasi kishte shkuar në vendlindje dhe kishte vizituar disa prej familjarëve, Kola kishte shkëputur kontaktet me familjen prej 20 janarit.
Mësohet gjithashtu se 41-vjeçari, i pamartuar, njihej si përdorues i pijeve alkoolike dhe kishte pasur edhe më herët humbje të kontakteve me familjarët.
Ndërkohë trupi i pajetë i Kolës sapo ka mbërritur në morgun e spitalit të Pukës, ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.
Burimi: Lapsi.al
Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.