Një 51-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi në vitin 2017 i ka zhvatur një gruaje një shumë prej 270 mijë eurosh. Sipas ABC News, bëhet fjalë për Andi Alimehmetit i cili ka pasur një agjenci udhëtimi.

Mësohet po ashtu, se Alimehmeti qytetarët i mashtronte me idenë se do t’i ndihmonte që të hapnin biznes apo u thoshte se do t’i bënte ortakë. Dyshohet që 51-vjeçar të ketë mashtruar edhe persona të tjerë po në këtë formë ndërsa ka qenë edhe më herët i proceduar po për mashtrim.

Kallëzuesja pretendon se i ai ka marrë 270 mijë euro, por sipas burimeve mësohet se e dokumentuar ka qenë shuma prej 91 mijë eurosh.