Dy persona i kanë zënë rrugën një automjeti në afërsi të vendit të quajtur “Tregu i Orizit”, dhe kanë gabitur shoferin duke i marrë para e karta bankare.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së 2 marsit në Vlorë. Dy autorët e dyshuar, shtetasit me iniciale S. D., 49 vjeç dhe D. L., 36 vjeç, janë arrestuar nga policia.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 02.04.2024, rreth orës 23:00, në afërsi të vendit të quajtur “Tregu i Orizit”, i kanë zënë rrugën me automjet, shtetasit A. T., dhe më pas i kanë marrë me forcë atij, një shumë parash dhe disa karta bankare”, raportojnë uniformat blu.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e 36-vjeçarit shërbimet e Policisë gjetën disa doza lënde të dyshuar narkotike cannabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me sendet e vjedhura dhe automjetin që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin.

 

 

Njoftimi i policisë: 

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 15”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

I morën me forcë një shtetasi, një shumë parash dhe karta bankare, në rrugë, si rezultat i veprimeve intensive hetimore, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Sekuestrohen sendet e vjedhura, automjeti që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin dhe doza lënde narkotike cannabis që dyshohet se i posedonte njëri nga këta shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas njoftimit të marrë se dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kishin marrë me forcë, një shumë parash dhe disa karta banke, një shtetasi, në rrugë, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Në këtë kuadër është finalizuar operacioni policor i koduar “Storm 15”, si rezultat i të cilit u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i 2 autorëve të dyshuar, shtetasve:

S. D., 49 vjeç dhe D. L., 36 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 02.04.2024, rreth orës 23:00, në afërsi të vendit të quajtur “Tregu i Orizit”, i kanë zënë rrugën me automjet, shtetasit A. T., dhe më pas i kanë marrë me forcë atij, një shumë parash dhe disa karta bankare.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit D. L., shërbimet e Policisë gjetën disa doza lënde të dyshuar narkotike cannabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me sendet e vjedhura dhe automjetin që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re