Vijon saga e përplasjeve në Bashkinë e Vlorës, ku refuzimi i Dritan Lelit për të lënë postin e kryetarit, vijon të prodhojë konflikt mes tij dhe socialistëve.
Burime brenda bashkisë së Vlorës thonë për Faxweb.al se kryetari i Bashkisë Dritan Leli ka bërë gati letrën e shkarkimit për nënkryetarin Afrim Qëndro.
Megjithatë asnjë nga palët nuk pranon të prononcohet, zërat thonë se shkarkimi gjendet në tavolinën e Lelit, dhe është çështje orësh finalizimi.
Ditën e sotme, Qëndro ka lënë të parkuar makinën e tij para bashkisë por nuk ka qenë brenda godinës, ku u komandua disa muaj më parë me urdhër të Gjiknurit.
Qëndro ka zhvilluar një takim bashkë me Damian Gjiknurin me antarë të partisë Socialiste. Ende nuk dihet nëse shkarkimi i është komunikuar Qëndros apo jo. Megjithatë situata vijon të jetë e acaruar mes palëve.
/faxweb
