Ish-kapiteni i Luftëtarit në vitet ’80-’90, Odise Grabova është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur këtë të diel si pasojë e një ataku kardiak.

Ataku kardiak i mori jetën në moshën 58-vjeçare një prej emrave të shquar të futbollit gjirokastrit, i cili gjithë karrierën e tij ia kushtoi skuadrës së zemrës, Luftëtari.

Grabova ka qenë një mbrojtës i majtë tipik, titullar i padiskutueshëm i Luftëtarit në elitën e futbollit shqiptar për shumë vite. Odisea u tërhoq nga futbolli profesionist në vitin 1998.

“Kapiten Grabova, i paharruar do jesh për të gjithë sportdashësit“, shkruan Gentian Nora, ish-drejtori sportiv i Luftëtarit.

Ne rreth, i ndjeri Odise Grabova, me skuadrën e Luftëtarit.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re