Këngëtarja shqiptare Era Rusi ka përjetuar tradhtinë, madje ka kapur dhe mat të dashurin duke ia dredhur.

“Unë nuk jam natyrë grricëse, por Zoti mi sjell vetë gjërat” pohon
Era. “Një ditë më ishte fikur telefoni, por më duhet të shkoja në
koncert. Ia marr telefonit shokut tim dhe i kërkoj atij të marrë disa
tualete tek makina kur ndërkohë vjen një përgjigje nga një numër që nuk e
njihja ku shkruhej: mirë faleminderit. Aq desha unë” tregon Era.

“Unë e kam shtëpinë në kat të shtatë dhe shoku e ka bërë rrugën për
30 sec nga sikleti. Kur ai erdhi lart, unë nuk reagova dhe ia ktheva
mbrapsht telefonin” vazhdon rrëfimin e saj Rusi.

Po çfarë ndodhi më tej?

“Kur mbërrij afër vendin të koncertit, i kërkoj sërish telefonin dhe
gjejeni pak, mesazhi nuk ekzistonte më. Hë ma sqaroni pak përse e kishte
fshirë?” deklaroi Era në “E Diell”, duke mos e sqaruar nëse bëhej fjalë
për historinë më të fundit të dashurisë apo jo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re