Skip to content

“Ia ka mbajtur prindërit atij si zonjë, familje e mrekullueshme”, fqinjët të ‘shokuar’ për vrasjen e 50-vjeçares në Fier: Ka qenë i urtë

Në banesën e të ndjerës , 50 vjecares Valentina Mamaj tashmë ka rënë qetësi,vetëm një shall i varur në telin ka mbetur .

Të shokuar kanë mbetur të gjithë komshijtë në Sheq të Madh pasi kanë familje e qetë e punëtore.

50 vjecarja Valentina Mamaj Vruzhaj do të përcillet për në banesën e fundit këtë të mërkurë në orën 15:00 në varrezat e Levanit, atje ku jetojnë edhe familjarët e saj, larg shtëpisë se burrit që i morri jetën duke e vrarë me thikë. Kanë qenë vetë të afërm të familjes Vruzhaj ata të cilët kanë vendosur që trupi i pajetë të prehet në Levan, duke e larguar nga shtëpia ku Petriti, bashkëshorti i saj me të cilin kishte edhe dy fëmijë, e masakroi me të goditurat e thikës.

Edhe pse ky i fundit fillimisht deklaroi se bashkëshorten e gjeti të vetëvrarë me thikë, provat e grumbulluara dhe kqyrja e trupit të viktimës kanë faktuar të kundërtën. Madje edhe disa gërvishtje në trupin e autorit kanë bërë që të ndryshoj e gjithë sinamika e ngjarjes.

Vetë autori Petrit Mamaj ka pranuar autorësinë e krimit në policinë e Fierit duke i cilësuar si motive të dobta shkaqet që e cuan drejt këtij akti.

Ndërsa 56 vjecari Petrit Mamaj përballet me akuzën “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e pritet të dalë përpara togave të zeza, trupi i pajetë i 50 vjecares do të prehet në

Fqinjët: “Më dukej njeri i mirë, nuk di cfarë të them. Kishin llafosur këta! Njerëz më të mirë nuk bëhen, na ka dhembur shpirti!
Kemi 50 vjet këtu, familje e mrekullueshme.

-Na kanë ardhur në shtëpi për çdo rast, e morëm vesh në të televizor.

-Ka qenë i urtë, u habitëm se i kanë rritur fëmijët me sakrifica.

-Ndonjë gotë dhe mund ta pish por jo ashtu, ajo ishte e nderuar, ai ka mbajtur prindërit si zonjë.

/faxweb