Disa banore te fshatit Gjorem në Kurbin kanë zgjedhur bashkinë për të protestuar nga ngërçi i problemeve me pasurinë e paluajtshme. Janë banorë vendas ndërsa pronën tokë e kanë zotëruar disa persona të tjerë po nga ky fshat.

Ndonëse janë të pajisur me certifikatë pronësie, prona e tyre vijon të zotërohet nga pronare jo të ligjshëm, madje ata janë shprehur se kjo problematike mjaft shqetësuese mund te agravohet, deri në zgjidhje me vetëgjyqësi.

Banorët kanë apeluar për zgjidhje të problemit deri të kryeministri i vendit, ndërsa institucionet vendore nuk marrin masa në zgjidhjen e këtij problemi mjaft serioz për banoret e fshatit Gjorem.

“Ne kemi dalë këtu pasi na kanë zaptuar tokën. Ne kemi dokumentacionin kurse ata që na e kanë zënë nuk kanë asgjë. Ne kemi shkuar në Gjykatë dhe Polici, nuk gjejmë drejtësi askund. Na sorollatin dhe na rrofshin letrat, tokën e shfrytëzojnë të tjerët. I lutem shumë kryeministrit të na japë zgjidhje për certifikatat pasi jemi 8 familje që na kanë bllokuar tokat. Kemi dalë për të protestuar në mënyrë paqësore për të drejtën tonë për këto certifikata. Ne kërkojmë vec drejtësi, ju lutem kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë”, u shpreh ai.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re