Ndoshta si emër nuk e njohin shumë , por pamjet e tij duke gjuajtur me këpucë njeriun më të fuqishëm dhe të ruajtur në botë kanë mbetur në kujtesën e historisë botërore.

Muntazer al-Zaidi, gazetari që qëlloi në vitin 2008  me këpucën e tij presidentin e SHBA-së, George W. Bush në konferencën për shtyp së bashku me kryeministrin iraken Al Maliki, tashmë është kandidat për deputet.

10 vjet pas incidentit  të famshëm që metaforën e këpucës e ktheu si mjet politik që është eksportuar edhe në Shqipëri, al-Zaidi tha se është pjesë e koalicionit për reforma.

“Një pjesë e vogël e programit tim fushatës është që të kufizojë privilegjet e politikanëve dhe ligjvënësve të cilët janë atje për t’i shërbyer popullit”, tha gazetari për mediat.

Zaidi u dënua me tre vjet burg për sulm ndaj një kryetar i shtetit, pasi ai hodhi të dyja këpucët e tij ndaj Bushit, i cili duhet thënë se kishte reflekse brilante dhe u shmang. Dënimi i tij u zvogëlua në një vit pas apelit për sjellje të mirë.

Zaidi tani dëshiron të përballet me SHBA-në, që e akuzon për krime në vend gjatë luftës midis viteve 2003 dhe 2011.

“Nëse unë të bëhem kryeministër i Irakut apo president, gjëja e parë që do të bëj është t’i kërkoj Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të kërkojë falje zyrtare ndaj të gjithë irakianëve, por gjithashtu të kompensojëfamiljarët e viktimave dhe të cilësojnë fajtor Presidentin George W. Bush”, tha Muntazer al-Zaidi.

Në Irak janë vrarë pothuajse 4,500 amerikanë dhe më shumë se 100,000 irakianë gjatë 8 viteve.

Justifikimi fillestar për luftën ishte se udhëheqësi irakian Saddam Hussein kishte një armë të shkatërrimit në masë. Por kur këto nuk u gjetën, vëmendja kaloi në argumentin e largimit të një “diktatori brutal”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re